Disa hakera të Koresë së Veriut, janë përpjekur të ndërhyjnë në sistemin kompjuterik të kompanisë farmaceutike amerikane “Pfizer” për të vjedhur informacione rreth vaksinës së koronavirusit.

Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar incidentin, duke cituar shërbimet e inteligjencës. Ha Tae-Keung, një kongresmen i Seulit, tha se parlamenti ishte informuar se “Koreja e Veriut është përpjekur të marrë informacione mbi teknologjinë e përdorur, përfshirë vaksinat dhe trajtimin përmes një sulmi kibernetik në Pfizer”.

Sidoqoftë, kjo nuk do të ishte hera e parë. Vitin e kaluar, hakerat e Koresë së Veriut janë përpjekur të thyejnë sistemet e nëntë kompanive farmaceutike. Këto përpjekje janë penguar në kohë nga ‘007’-at e Koresë së Jugut.