Debat i fortë u zhvillua në studion e “Bardh a Zi” për çështjen e vaksinimit. Mjeku Apostol Vaso u përplas me konspiracionistin Alfred Cako, i cili e quan vaksinën “helm”.

Mjeku u irritua me deklaratat e Cakos, ndërsa tha se me teoritë e tij, i mbushi mendjen nënës së tij që të mos bënte vaksinën.

“Ky me teoritë e tij i mbushi mendjen mamasë time që të mos bëjë vaksinën. Ai është çdo ditë në televizion dhe mama ime e dëgjon. Nuk bëri vaksinën mamaja ime. Ai qen bir qeni aty. Më di b*tha më shumë se ai mua. Ti ke frikë nga hija jote. Ti flet vetëm mbi frikën dhe të panjohurën,” tha Vaso.