Një ngjarje tepër e trishtë ka kapluar një familje shqiptare.

Mbrëmjen e sotme në Kosovë një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën si pasojë e Covid. Foshnja ishte shtruar në klinikën e Klinikën e Pediatrisë në QKUK, por gjendja shëndetësore e fëmijës u përkeqësua dhe për pasojë ndërroi jetë.

Kosova po kalon një situatë të vështirë sa i përket Covid, pasi ka patur një rritje të lartë të numrit të të infektuarve, ku vetëm ditën e sotme u regjistruan 920 persona pozitivë me Covid.