Një drejtues policie ka rënë në pranga në Pustec, pasi në gjendje të dehur drejtonte makinën e tij me të cilën shkaktoi një aksident rrugor.

Mësohet se efektivi Spartak Fejzaj, me gradën nënkomisar, është ndaluar pas momentit që u përplas me një autobus dhe nga verifikimet rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.

Nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.