Një oficer policie në një qytet të SHBA-së ka shpëtuar mrekullisht pasi një shofer adoleshent humbi kontrollin e makinës dhe për pak sa nuk e përplasi me trafikndarësen.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Virxhinias dhe është regjistruar nga kamera në makinën e patrullës. Efekti i policisë kishte ndaluar për kontroll një makinë tip BMW Seria 750 në Parkun e Qarkut Fairfax. Në atë moment, një shofer 17-vjeçar me një BMW M3 të zezë erdhi me shpejtësi në drejtim të tij. Për fat të mirë, kjo u pikas nga polici, i cili arriti të bënte manovrat e duhura dhe i ndihmuar edhe nga fati ia doli që t’ia hidhte paq.

Nga sa raportojnë mediat ndërkombëtare, drejtuesi i BMW Seria 750 është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa shoferi 17-vjeçar dhe dy pasagjerët e këtij mjeti kanë pësuar lëndime të lehta.