Fitorja e Francës në gjysmëfinalen ndaj Marokut në Kupën e Botës së Katar ka sjell rrëmujë në disa qytete franceze, kjo për shkak dhe të numrit të madh të emigrantëve marokenë që ndodhen aty.

Dhjetëra tifozë të inatosur me humbjen e ekipit afrikan shkaktuan trazira në Nice, duke detyruar policinë speciale të ndërhynte.

Ndonëse masa sigurie ishin marrë më herët për të shmangur trazirat, duket se kjo gjë nuk mundi të parandalohej.

Tifozët thyen dyqane dhe hodhën sende të forta në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.