Një grua humbi jetën sot herët në mëngjes pasi po dërgohej në spitalin Covid në Tiranë për shkak të infektimit me koronavirus.

Ngjarja ndodhi sot në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, raporton noa.al.

Shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën 71 vjeçarja  nga Delvina, Arziko Shehu e cila ishte paciente në ambulancë.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se ambulanca ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës duke transportuar të moshuarën Arziko Shehu, e cila ishte infektuar me COVID dhe do të shtrohej në një nga spitalet COVID në kryeqytet.

Drejtuesi i ambulancës I. D., 51 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën 71-vjeçarja.

Së bashku ka qenë dhe mbesa e të ndjerës Arziko, A. Shehu, e cila mbeti e plagosur.

Drejtuesi e mjetit dhe infermieri shoqërues kanë marrë lëndime të lehta.