Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”.

Automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin R. K., ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.