Sot mbahet masa e sigurisë për gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku, si dhe 8 personat e tjerë të arrestuar për organizimin e skemës së lirimit të të dënuarve  kundrejt përfitimeve.

Pak para nisjes së seancës gjyqësore, të pranishëm para gjykatës kanë qenë edhe familjarë të gjyqtares Hoxha.

Vajza e e saj, ka deklaruar se media po i dëmton imazhin dhe se mamaja e saj ka qenë e detyruar që të lironte të dënuarit.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza për Report Tv.

Gjyqtarja Hoxha me 9 persona të tjerë, u arrestuan në datën 11 shkurt 2021, pasi sipas SPAK kishin organizuar  “një skemë e mirëfilltë kriminale”, sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt.

Në gjykatë do paraqitet sot edhe Edvin Prifti, mjeku kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe dy infermiere.

Seanca mbahet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë.

Kush del sot në seancë dhe për çfarë akuzohen

1- Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

2- Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

3- Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

4- Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

5- Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

6- Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

7 – Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

8- Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

9- Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

10- Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Pena.

11–Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj tij është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, I dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike”

12-Trëndafile Frangu, infermiere në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj saj është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

13-Migena Skënderi, masë sigurie detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. E dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”.