Ende nuk ka marrë fund misteri i vdekjes së turistëv rusë në Qerret të Kavajës.

Hetimeve të ushtrisë shqiptare dhe asaj ruse, i janë bashkëngjitur dhe partnerë të tjerë të huaj. Pajisjet e përdorura për të kryer eksperimentin janë siguruar nga aleanca e Atlantikut të Veriut.

Por ndihma nuk u ndal këtu, pasi për të asistuar në aksion, në Shqipëri erdhën edhe dy ekspertë të NATO-s, të cilët pritet të hedhin dritë mbi vdekjen e mistershme.

Deri më tani dyshimet kryesore të grupit hetimor janë se mbi turistët rusë mund të jenë përdorur agjentë kimikë ose biologjikë.

Ndërsa pista e asfiksimit është rrëzuar pas kryerjes së ekspertimeve të ujit apo dhe masës së dioksidit të karbonit të lëshuar nga pajisjet e hotelit.

Rusët u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Fillimisht u dyshua se ata mund të kishin gjetur vdekjen për shkak të klorit në pishinë.

Por duket se hetimet janë përqëndruar në një vrasje të mundshme të familjes që kishte ardhur për kaluar pushimet në Shqipëri. Trupat e tyre u tërhoqën nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova.