Nëse ne do flasim për ndikim e inflacionit te pagat, ky ndikim është i drejtpërdrejtë. Çdo rritje inflacioni e bën pagën më pak të vlefshme për tregun,” thotë ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.

Në fund të vitit të shkuar, paga mesatare buro ishte 66 mijë e 15 lekë duke u rritur me 10.8 për qind në krahasim me vitin 2021. Duke hequr efektet tatimore, ajo që një qytetar mori në dorë ishte 53 mijë e 939 lekë. Duke futur efektin e inflacionit që në 12 muajt e shkuar ishte 6.7 për qind, të ardhurat mesatare mujore ishin 60 mijë e 325 lekë. Në një muaj, inflacioni rezulton t’i ketë zhvlerësuar pagat me 3 mijë e 614 lekë.

“Pra, me të njëjtën sasi parash unë mund të blej më pak njësi malli. Ky është efekt i inflacionit.”

Marrë në rrafshin e një viti, bazuar në inflacionin mesatar inflacioni rezulton të ketë “gërryer” plotë 43 mijë e 368 lekë vitin e shkuar, duke pakësuar të ardhurat e qytetarëve me gati një pagë.

Pra në fakt nuk ka pasur një rritje pagash për shtresën e mesme. Kjo i ka bërë ata që të jetë më e varfër pasi me të njëjtën sasi parash po blejnë më pak mallra.”

Efektet janë të njëjtat edhe te ata që paguhen më pakë, pjesë e shtresës më të varfër. Ata bëhen edhe më të varfër, ndërsa pamundësohet edhe blerja e produkteve bazë të konsumit.