Kryebashkiaku i Kievit thotë se qyteti është tashmë i rrethuar nga forcat ruse. Duke folur për Associated Press, Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për të evakuuar civilët në rast se trupat ruse venë nën kontroll kryeqytetin.

“Nuk jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë, sepse jemi të bllokuar. Momentalisht na kanë rrethuar”, tha ai.