Vdekja e profesorit Pietro Carmina në tragjedinë e Ravanusa, ngjalli emocione dhe dhimbje tek shumë prej ish-studentëve të tij. Shembja e një ndërtese në qendër të qytetit vrau shumë njerëz, duke përfshirë ish-profesorin e historisë dhe filozofisë në shkollën e mesme në Canicattì.

Tragjedia në Itali/ Letra e lamtumirës për profesorin Carmina:

Një ish-student i profesor Pietro Carmina, postoi në Facebook një fragment në kujtim të mësuesit. Është mesazhi që profesor Carmina u la studentëve të tij në vitin 2018 para se të dilte në pension.

Tragjedia në Itali/ Letra e lamtumirës për profesorin Carmina:

“Sapo mbylla regjistrin e klasës. Për herë të fundit. Teksa pres zilen e përfundimit të mësimit, për t’i bërë ata të vërshojnë drejt pushimit, e gjej veten duke parë djemtë përballë. Dhe, si në një kaleidoskop imagjinativ, pas fytyrave të tyre shoh të tjerët, shumë, qindra, të gjithë ata që kam hasur në 43 vitet e fundit.

Të gjithëve besoj se u kam dhënë gjithçka kam mundur, por besoj edhe se kam marrë më shumë, shumë më tepër. Do të doja ta dinit se një nga lumturitë e mia është të ndihem i kujtuar; një nga gëzimet e mia është të di që jam i pranuar në jetë; një nga kënaqësitë e mia është ndërgjegjja dhe vetëdija se jam përpjekur t’ju mësoj se jeta nuk është një kartë gërvisht e fito: jeta rrëmbehet, kafshohet, pushtohet.

Një porosi e fundit, ndërsa autobusi im po ndalon: përdorni fjalët që ju mësova për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur ata që nuk i kanë ato fjalë; mos jini spektatorë, por protagonistë të historisë që jetoni sot: përfshihuni brenda, ndotini duart, kafshojeni jetën tuaj, mos u përshtasni, angazhohuni, mos hiqni dorë kurrë nga ndjekja e qëllimeve tuaja, qoftë edhe nga ato më ambiciozet. Merrini mbi supe ata që nuk ia dalin dot: nuk je e ardhmja, je e tashmja.

Rrugët tona ndryshojnë, por mbani mend se ju keni qenë pjesë e përvojës sime, e historisë sime dhe rrjedhimisht, e jetës sime. Për këtë arsye, edhe tani që jeni rritur, për këshilla, për një zhgënjim, ose thjesht për një të qeshur, një kujtim ose një përshëndetje, unë jam dhe do të jem atje. Ti e di ku të më gjesh.

Ja ku jemi. Autobusi mbërriti. Unë ndalem këtu.

Për ju, një udhëtim të mbarë”.