Fushë-Krujë- Policia arreston dy persona, njëri me precedentë të theksuar kriminalë.

Në pranga ra Leonard Gjeli, 38 vjeç. Gjeli rezulton me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Atij iu kap armë zjarri pistoletë me mulli e fishekë.

Arrestohet edhe Xhentil Çypi. Në momentin e ndalimit, Gjeli dhe Çypi tentuan të largohen me automjetin tip ‘Audi’.