Kryeministri Zoran Zaev këtë të shtunë ka bërë me dije se në kuadër të fushatës së vaksinimit është porositur një pjesë e dozave nga vaksina ruse “Sputnik”.

Zaev në deklaratën e tij ëhstë shprehur se janë porositur vaksinat kundër COVID-19 aq as Komisioni për Shëndetësi ka vlerësuar dhe mjaftueshëm që të bëhet imunizimi kolektiv.

 “Nëse vazhdojmë të porosisim vaksina ‘Sputnik’, ajo që pason është me siguri ‘Astra Zeneka’, pastaj sasi të reja të ‘Fajzerit’, pastaj sasi të reja nga ‘Sinofarm’ dhe do të hasim të ketë pesë milionë vaksina në shtet. Ajo është e palejueshme për shkak të shpenzimit racional të parave publike. Prandaj kemi bërë marrëveshje aq sa kemi nevojë konform planit kombëtar për vaksinim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse dështon një pjesë e porosive dhe anulohet një pjesë e porosive me siguri ajo që pason si porosi është vaksina ‘Sputnik’”, ka thënë Zaevi.

Ndër të tjera Zaev është shprehur se vaksinimi është e drejtë sovrane e çdo vendi dhe nuk ka pengesa gjeostrategjike ose gjeopolitike për shkak se bëhet fjalë për shëndetësi.