Qenia njerëzore kalon mesatarisht një të tretën e jetës duke fjetur. Edhe pse trupat tanë janë pushim gjatë gjumit, truri ynë i kalon ato orë në një gjendje funksionale, në mënyrë që të përgatisë trupin për ditën tjetër. Këtu është vendi, ku ëndrrat tona realizohen, duam apo nuk duam, madje edhe përsëriten. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se përse shohim shpesh të njëjtën ëndërr dhe çfarë domethënie kanë.

Pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe çfarë

Mos u dëshpëro nëse sheh një ëndërr shumë herë. Është zbuluar se përsëritja e ëndrrave u ndodh 35% miturve dhe 60-75% të adoleshentëve dhe të rriturve. Një sondazh raportoi se 5 gjërat kryesore për të cilat njerëzit ëndërrojnë janë: sikur bien, sikur po i ndjekin, rikthimi në shkollë, të qenit i papërgatitur për një provim apo event dhe fluturimi.

Pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe çfarë

Shumica e këtyre ëndrrave shkaktojnë emocione negative dhe janë shkaktare të ankthit. Sipas studimeve, njerëzit me nivele të ulëta të mirëqenies mendore dhe psikologjike janë më të prirur të shohin të njëjtat ëndrra. Ato mund të jenë pasqyrim i asaj që po ndjeni. Kur ëndërrojmë sërish sikur biem nga ndonjë lartësi kjo mund t’i atribuohet frikës dhe pasigurisë për situata të caktuara. Mund të sinjalizojnë se duhet të rregulloni diçka. Ekspertët shpjegojnë se ëndrrat specifike mund të jenë dëshirat tuaja të fshehura, frika ose diçka tjetër, si një nevojë për t’u pajtuar me një mik.