Ka ndërruar jetë personi i cili u qëllua me armë zjarri silenciator pranë zonës së Piramidës sot në Tiranë.

Sipas burimeve policore, mësohet se viktima është identifikuar si Behar Sofia, 66 vjeç.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë duke ecur në afërsi të Piramidës kur është qëlluar me dy plumba me një armë zjarri silenciator.

Ai është transportuar për në spital i plagosur, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /e.a/noa.al/

Në një komunikatë që lëshoi policia tha se sot rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.