Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, ka publikuar situatën e koronavirusit sipas qarqeve, ku vihet re se nuk është vetëm Tirana me incidencë të lartë.

Sa i përket kryeqytetit, ka një incidencë javore që kap shifrën 384, nga 2119 testime javore.

Ndërkohë, Gjirokastra ka 623 incidenca nga 731 testime javore.

Edhe Vlora ka incidencë  të lartë, ku numëron 345 raste në javë nga 411 testime, ndërkaq Berati ka 302 raste nga 373 testime.

“Strategjia “test, test, test” ka qenë gjithnjë e trumbetuar nga OBSH-ja, por në Shqipëri kjo vazhdon nuk kryhet masivisht.

Po ashtu, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç shihet asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër”, shkruan Alimehmeti në Facebook.