Një tjetër mjek ka humbur jetën në vendin tonë për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për doktorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Gëzim Lamaj.

Mjeku ekograf dhe radioskopist, 63 vjeç, ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid 1 në Tiranë.

Lamaj i shtohet listës së gjatë të mjekëve që kanë humbur jetën nga virusi që prej nisjes së pandemisë në marsin e shkuar.

Ndërkohë, një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 21 viktima dhe 986 infektime të reja, megjithatë, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ashpërsoi masat kufizuese me pretendimin se ka një tendence uljeje të Covidit.