Policia ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pikë të OSHEE-së në Tiranë në rrugën “Qemal Stafa”.

Sipas policisë, mësohet se një person ende i paidentifikuar “ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh” në këtë zyrë.

“Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja është verifikuar sot në mëngjes nga punonjësit e OSHEE-së, të cilët kanë konstatuar dëmtimin e dyerve të objektit.