Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla teksa ndodhet në Bruksel me Kryeministrin Edi Rama deklaron se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

“Bruksel – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot”, shkruan Balla.