Puna për ndërtimin e “hotelit të parë hapësinor” pritet të nisë në 2025. Hoteli do të jetë i pajisur me restorante, një kinema, banjë dhe dhoma me një kapacitet prej 400 personash. I zhvilluar nga Orbital Assembly Corporation (OAC), Stacioni Voyager mund të jetë operacional që në 2027, me infrastrukturën e ndërtuar në orbitë rreth Tokës.

Stacioni hapësinor do të jetë një rreth i madh dhe do të rrotullohet për të gjeneruar gravitet artificial që do të vendoset në një nivel të ngjashëm me gravitetin që gjendet në sipërfaqen e Hënës.  Voyager Class do të përbëhet nga një seri unazash, me një numër ‘modulesh’ të bashkangjitur në pjesën e jashtme të tyre, shkruan abcnews.al.

I zhvilluar nga Korporata Orbital Assembly (OAC), Stacioni Voyager mund të jetë operacional që në 2027, me infrastrukturën e ndërtuar në orbitë rreth Tokës

Disa nga këto 24 module do të përfshijnë një palestër, kuzhinë, restorant, bar dhe pajisje të tjera thelbësore për njerëzit. Nëse realizohet plotësisht, do të jetë objekti më i madh i krijuar ndonjëherë nga njeriu në hapësirë. Agjensitë mund ta përdorin stacionin si një qendër trajnimi për austronautët që përgatiten të shkojnë në Mars.