Përveç Beatrix Ramosaj, e cila po kalon një periudhë të vështirë pas daljes nga Big Brother VIP, dhe Donaldi nuk po e përjeton mirë. Ai është shfaqur sërish në një gjendje melankolie dhe është “ngushëlluar” duke kënduar një baladë të vjetër shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën e Ermal Fejzullahut, Për një dashuri. Aktori i humorit duket i përhumbur teksa këndon disa nga vargjet e tekstit të këngës. Këtë fragment e ka shpërndarë dhe këngëtari në profilin e tij duke shkruar: “Donald Veshaj tu e fillit max”.