Dënohet me burg ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Sarkozy dhe dy ish bashkëpunëtorë janë dënuar me tre vjet burg, dy prej tyre të pezulluar për korrupsion.

Ish presidenti francez u shpall fajtor për përpjekjen për të korruptuar një gjyqtar, Gilbert Azibert, duke ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Vijon…