Kandidati në listat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arrestuar sot nga policia.

Ai u ndalua nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet në timon në gjendje të dehur. Më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ai u përfshi në një aksident, asokohe pjesë e PS, kur edhe u ndalua nga policia.

Sokol Skura u largua nga Partia Socialiste në vitin 2015. Ai gjatë mandatit të parë socialist pati një post të rëndësishëm në Fondin e  Rimbursimit të Barnave.