Deputetet Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni kanë rrëfyer rrugëtimin në PS që nga takimi i parë me kreun e qeverisë Edi Rama. Gjatë një mbledhje të fundit me gratë e tjera socialiste në festën e 8 Marsit. Hysi tha se kur i ka rënë telefoni për herë të parë nga kryesocialisti është shtangur dhe pas ofertës ka menduar si ta refuzonte atë.

“Kur i themi radhën të rinjve, nuk e kemi fjalën vetëm për moshë por për vizione të reja. Do doja të falenderoja mbështetësit dhe mbështetëset. Meqë Najada tha se si më duket këtu. Kur kam hyrë unë për të plotësuar formularin këtu më ra kati i dytë i PS në kokë. Kur ka rënë telefoni atë ditë dhe lexoj Edi Rama obobo thashë.

Do kem bërë ndonjë gabim në deklaratë. Më tha për një kafe dhe më tha do të marr të bëhesh pjesë e skuadër. Më thatë luftosh të bësh ato gjëra që duhen bërë. Duke qenë se bashkëshorti ka punuar në media i merrja këshilla si ta refuzoja por këmbënguli shumë dhe më mori. Ajo që më ngeli në mendje dhe më tha mos ndrysho kështu si je. Në PS dhe në politikë ka nevojë për njerëz që japin në fushën e tyre”, tha Hysi.

Eglantina Gjermeni deklaroi se edhe pse kishte ftuar shumë gra në politikë, nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të vinte radha e saj.

“Takimi i parë ka qenë këtu te dera e PS. Ka qenë njëherë të bashkia për pjesën e programit. Pastaj kam qenë këtu. Më keni ftuar për kafe. Përgjigja ime ka qenë jo. Unë edhe pse kam mbështetur gratë për të hyrë në politikë për veten time nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptare. Dhe ju më thatë pse si është politika.

Dhe unë në fakt kështu kam menduar. Politika duhet të jetë më njerëzore. Duhet të sjellim një ndryshim. Pjesa e angazhimit në politikë është sfidë për çdo grua dhe vajzë. Jam vlerësuar së tepërmi. Them se secila nga ne sjell një kontribut dhe frymëzon shumë vajzat dhe gratë e tjera. Më keni thënë një fjali tjetër: Ju keni mbështetur gjithë ato gra për t’u future në politikë dhe nuk doni të futeni vetë?”, u shpreh ajo.

Në fund dy socialistet pasi morën buqetën nga kreu i qeverisë Edi Rama u përcollën me duartrokitje nga koleget e tyre.