Gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, kryeministri e ka nisur në mënyrën më të papritur fjalimin e tij.

Kreu i qeverisë duke iu referuar mediave, tha se lajmi i fundit është se ai ka bërë botoks.

“Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudhave imazhit të Shqipërisë për tja zhgarravitur fytyrën këtij vendi, faqen dhe për tua ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre. Unë botoks?! E pse kam bërë? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye pse unë jam pak më qeshur sec isha, sa nuk jam më aq i ngrysur. Lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, nuk është botoksi, por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri,” tha Rama.