Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura prej pandemisë COVID-19.

Në publikimin e sotëm mbi menaxhimin e pandemisë që e shikoni në videon e mëposhtme, z.Rama thotë se në pak muaj dhe me çeljen e sezonit veror, hiqen kufizimet e nisura që nga 10 marsi 2020.

Rama thotë se në të gjithë vendin do të ketë turizëm dhe do të jenë të hapura të gjitha llojet e lokaleve, pa orare kufizuese.

Sipas Ramës, kjo bëhet e mundur me nisjen e procesit të vaksinimit masiv. “Për pak muaj, kjo vuajtje e madhe do të mbarojë”, thotë z.Rama.