Kryeministri Edi Rama ka sqaruar të vërtetën e propozimit për deputet të kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Ai pranoi mbrëmjen e sotme se e ftoi që të bëhet pjesë e listës, por Leli, shtoi Rama, e refuzoi. Megjithatë, vijoi më tej kreu i socialistëve, me apo pa Lelin, PS-ja do ta arrijë objektivin.

https://youtube.com/watch?v=GJhuK4turg4%3Ffeature%3Doembed

“Në formimin e një skuadra ka dinamika të brendshme nuk ka rëndësi cfarë ka menduar njëri apo tjetri, është e vërtetë që i kam propozuar që të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme është zgjedhje e tij, me të pa të skuadra do të realizojë objektivin.

Nuk ka asnjë problem. Ne jemi shumë herë më të përgatitur, zgjohemi herët dhe flemë shumë vonë. Ne kemi që përpara se të vinte COVID që punojmë. Jemi shumë shumë më të përgatitur.

I pyetur në lidhje me Ditmir Bushatin, që dikur e ka cilësuar “yll”, nëse do ta fusë në listën e kandidatëve për deputetë, Edi Rama la të kuptohet se nuk do ta përfshijë kur tha se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë.

“Në këtë betejë “ylli” është skuadra, unë flas vetëm për skuadrën. Nuk flas për individin. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se skuadra e deputetëve.

Kështu që besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë, edhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri.

Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu. Ka një kohë për të marrë ka edhe një kohë për të dhënë” tha ai.

Megjithatë fjalën e fundit e ka Kryesia që vijon mbledhjen.