Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Korçës të ketë ndodhur në një rreth të këtij qarku. Denoncimi është bërë dje për një djalë 25 vjeçar i cili akuzohet të ketë droguar dhe më pas përdhunuar një vajzë të mitur.

O.M, me arsim të mesëm dhe i pamartuar, banues në Tiranë, u arrestua pas denoncimit.

Ai akuzohet për veprat ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “nxitje për përdorimin e drogës”.

Sipas dokumentit hetimor, nga data 21 shkurt 2021 deri në datën 01.03.2021 i dyshuari ka shkuar në një banesë, në fshatin Kamnik të Ersekës, ku ka qëndruar së bashku me të miturën, të cilën e ka detyruar të konsumojë drogë të bardhë në formë pluhuri dhe gjetheje dhe më pas ka abuzuar seksualisht ndaj saj.

Barin e ka konsumuar me cigare, ndërsa pluhurin nga hunda.

Pas konsumimit të drogave ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.