Një konflikt në terminalin e  autobusëve të zonës së veriut ,Tiranë,  ka degjeneruar në përdorimin e  armëve të ftohta.

Dy të rinj nga Mati, pas sherrit, janë përleshur me njëri-tjetrin, aq sa njëri prej tyre mbeti i plagosur me thikë.

R. Nikollaj, 34-vjeç, ka goditur me thikë shetasin E. Kurti, 32-vjeç.

Pas ndihmës së parë që mori në spital, mësohet se 32 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje,  dhe po sqaron rrethanat.