Një sherr masiv mes disa të rinjve është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit.

Nga sherri një i ri raportohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas raportimeve paraprake, i riu gjatë sherrit ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.