I dënuar me burg përjetë, Taulant Balliu, anëtari i bandës së Tan Kateshit kërkon lirinë.

Taulant Balliu i njohu si “Cikja” akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, në ngjarjet e ’97, ku ai ishte pjesë e bandës së Tan Kateshit.

Por nuk është vetëm ai që mban dënimin maksimal, dhe ka bërë kërkesë për të fituar lirinë me kusht.

Edhe Myrteza Çaushi, i njohur si Zani Çaushi, kërkon lirinë me kusht.

Çaushi ka mbërritur sot në gjykatë, ku po shqyrtohet kërkesa e tij.

Seanca e parë në Gjykatën e Rrethit të Korçës për lirimin nga qelia të Zani Çaushit, mësohet se është shtyrë.

Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, thotë se ka kryer dy të tretën e dënimit dhe kërkon daljen nga qelia.

Prokuror i çështjes së Myrtaeza Çaushit është Ervin Beqiri, gjyqtar Selaudin Pysqyli dhe avokat Arben Lena.

Seanca e sotme për Zani Çaushin u shty pasi avokati kërkoi kohë për konkluzionet.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 9 prill.