Humbja në limitet e kohës së rregullt përballë Bylisit ka lëkundur pankinën e trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Por kur u duk se gjithçka kishte përfunduar për teknikun gjerman në aventurën shkodrane, Brdariç ka bërë edhe një sforco, duke pranuar të vijojë punën me kuqeblutë.

Pas një takimi kokë më kokë me drejtuesit, Brdariç është bindur të qëndrojë. Por pavarësisht konfirmimit, ai është në pikëpyetje të madhe.

E ardhmja e trajnerit varet nga rezultatet në vijim dhe pritet kthesa e skuadrës që në ndeshjen e radhës, përballë Kastriotit.

Një dorë të rëndësishëm në këtë vendim kanë dhënë futbollistët, të cilët pranuan se shkak i rezultateve të dobëta nuk është Brdariç, por forma e dobët e tyre.