Dy persona u plagosën dhe u dërguan në spital pasi u goditën nga rrufeja në plazhin “Orevce” në Ohër, afër kampit “Gradiste”.

Sipas portalit A1on.mk, bëhet fjalë për një person nga Resnja dhe një nga Manastiri, dhe nga goditja e rrufesë ata kanë marrë djegie dhe probleme me dëgjimin.