Përfitimet që vijnë nga vaksina e AstraZeneca për Covid-19 janë më të mëdha sesa rreziqet dhe numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk duket të jetë më i lartë se në popullatën e përgjithshme, tha të hënën Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Deklarata vjen pasi Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan pezullime të përkohshme të përdorimit të vaksinës Agjencia njoftoi po ashtu se do të zhvillojë një takim urgjent të enjten për të këshilluar “çdo veprim i mëtejshëm që mund të duhet të ndërmerret”.

EMA tha të njëjtën gjë edhe javën e kaluar pasi Danimarka pezulloi përdorimin e vaksinës për shkak të vdekjes së një personi me një mpiksje gjaku, se përfitimet që vijnë nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.