COVID-19 i merr jetën infermieres nga Lushnja, Nurie Baçe, në moshën 59-vjeçare.

Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes.

“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19”.

“Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.