Komiteti Kombëtar i Imunizimit ka vendosur vijimin e vaksinimit me AstraZeneca pavarësisht vendimit të disa shteteve europiane për të ndaluar imunizimin me atë të saj si pasojë e dyshimeve se kjo vaksinë sjell mpiksje të gjakut.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi se nuk ka përqindje të lartë të refuzimit për marrjen e kësaj vaksine, duke theksuar se nuk është me detyrim dhe se ata që nuk e marrin tani mund të vaksinohen edhe më vonë.