Komiteti i Ekspertëve Teknikë për koronavirusin, ka vendosur që grumbullimet të ndalohen deri në datën 25 mars të këtij viti.

Ky ndryshim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e Partisë Republikane për fushatën zgjedhore.

“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:

Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”, thuhet në vendim.

Në datën 4 dhjetor, Partia Republikane depozitoi në një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar lejimin e grumbullimeve.