Disa vajza e gra në Tiranë janë përballur me frikën dhe ankthin për jetën, pasi janë sulmuar nga një person i dhunshëm që synonte grabitjen e tyre.

Nuk është e qartë se se grabitje të tilla ka kryer autori, por tre prej tyre tashmë janë dokumentuar nga policia.

Ajo tha sot se ka arrestuar 27 vjeçarin nga Laçi, T.S., pasividhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës.

Noa mëson se 27-vjeçari laçian ishte me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Ky shtetas është kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë një gruaje duke i shkulur sendet me vlerë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se 27 vjeçari dyshohet se është  autor edhe  i dy ngjarjeve konkretisht:

-I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I;

-Tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.