Kryeministri Edi Rama mbërriti pak çaste më parë në pallatin Élysée në Paris ku u takua me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Rama transmetoi në Facebook disa çaste nga pritja që i bënë në pallatin Élysée. Kryeministri shkroi në Facebook se me Macron do të flasin për marrëdhëniet bilaterale, planin evropian të investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë.

“Pallati Élysée, Paris – I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, planin evropian të investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë.”,– shkroi Rama.