arjan sala 1100x620

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” me porosi të kryeministrit është në gatishmëri për t’i dhënë titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik, i cili humbi jetën duke shpëtuar jetë të tjera, Arjan Sala.

Lajmi është dhënë në mediat sociale nga Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili shkruan se “presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm”.

“Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë!”.

Ndërkohë familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit për 32-vjeçarin i cili humbi jetën duke shpëtuar kolegët nga zjarri në magazinën e qendrës tregtare, do të zhvillohet sot në orën 14:00 në Bathore.