Durrësi gjithashtu është një tjetër qark që këtë të dielë ka nisur me procesin e vaksinimit masiv për moshat e treta me vaksinën kineze.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se dozat e para të vaksinës kineze Sinovac kanë mbërritur mëngjesin e sotëm dhe vijon normalisht vaksinimi i të moshuarve.

Ndërkohë ai ka theksuar se nga të moshuarit i është pohuar se ato nuk kanë frikë nga vaksina kineze, por nga virusi.

Të moshuarit durrsakë nuk hezitojnë të bëjnë  vaksinën, pasi u duket diçka normale për aq kohë sa ajo është një vaksinë që është bërë në disa vende të botës.