Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar detergjent.

Ngjarja e rëndë është raportuar në Delvinë.

Policia thotë zyrtarisht se bëhet fjalë për 48-vjeçarin me inicialet A. Ll.

Ky i fundit është dërguar për ndihmë në spitalin e Sarandës, teksa për momentin nuk dihet gjendja e tij.

Nuk dihen po ashtu edhe shkaqet që e çuan drejt këtij vendimi.