Gjykata ka lënë në burg babain e Arbër Çekajt, Selim Çekaj, për ngjarjen e një dite më parë në Portin e Durrësit, ku u kap një sasi kokaine në një konteiner me banane.

Mbi 72-vjeçarin është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

49 kilogram kokainë u kapën dje në portin e Durrësit, në të njëjtin konteiner ku Selim Çekaj po priste porosinë.

Edhe pse ai u interesua për të marrë vetëm ngarkesën në emër të tij, gjykata e pa të arsyeshme që ta lërë në burg.

Për këtë rast ka reaguar edhe djali i tij, Arbër Çekaj që po vuan dënimin për kapjen e sasisë rekord të kokainës në 2018-ën, në një skenar thuajse të ngjashëm me atë të një dite më parë.

Çekaj ka thënë sot në seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa është shprehur se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar.