Nesër zhvillohet derbi i Torinos mes Torinos dhe Juventusit, duel që fillon në orën 18:00. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos duan fitoren për të treguar se mbetën një ekip i fortë dhe për t’i bërë një dhuratë për festën e Pashkëve tifozëve të shumtë.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo komenton shkurt vendimin rreth tre “rebelëve” që organizuan një festë private në kohë pendemie, sqaron situatën e skuadrës së tij dhe e mbyll me një lajm të mirë, atë të rikthimit të Alex Sandro.

Tre lojtarët e përfshirë në festë (McKennie, Dybala dhe Arthur) nuk janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme. Ata do të rinisin punën me kalimin e kohës, të shohim se kur do të ndodhë. Kaq mjafton për këtë çështje, nuk dua të merrem më me të.

Ne jemi një ekip që duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë sipër apo poshtë nesh. Objektivi i parë është fitorja e derbit ndaj Torinos, më pas do i marrim të gjitha ndeshjet me radhë.

Do të zbresim në fushë me krenari të madhe, pasi jemi një ekip i mbushur me kampionë që janë mësuar me momente si ky që po kalojmë. Lojtarët e mi kanë një dëshirë të madhe për hakmarrje, duan të provojnë që janë një grup fantastik.

Alex Sandro? Ai ndihet mirë, është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar. Është stërvitur rregullisht me ne, është ndër të vetmit që nuk ka hasur probleme me metodat e reja të stërvitjes“, thekson trajneri i kampionëve të Italisë.