Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë. Vendimi është marrë pak minuta më parë, në mbledhjen e sotme në KAS.

KAS kështu ka rrëzuar kështu kërkesën e PD-së, e cila kërkonte një fletë votimi me emra, gjë që u pranua nga KQZ-ja.

PS-ja  kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkuan një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkonin të shënohej vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.

Palët paraqitën argumente të ndryshme për  të mbështetur argumentet e tyrem duke bërë që KAS të miratojë kështu kërkesën e socialistëve.

Kështu, me datë 25 prill, zgjedhësit duhet të mbajnë mend mirë numrin e kandidatit që do të mbështesin.