Policia e Kosovës ka arrestuar reperin Dibran Hoxha, i njohur me ermin e artit ‘Kobra.

Mësohet se ai ka rënë në pranga pasi ishte përfshirë në përleshje në një lokal në një qendër tregtare në Prizren. Si pasojë një person ka mbetur me lëndime trupore.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njërit nga të lënduarit i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa rasti është nën hetime.

“Rreth orës 21:35 min. është pranuar informatë se në një lokal në një qendër tregtare ka ndodhur një rast rrahje. Patrulla policore si dhe njësitë tjera i janë përgjigjur rastit ku kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar. Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, një i dyshuar ka kanosur të dyshuarin tjetër dhe më pas dalin nga lokali dhe rrahën mes vete ku njeri nga ata pëson lëndime trupore. Të dyshuarit i përfshirë ne rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal Prizren, sipas raportit mjekësor ka lëndime të rënda trupore. Ne lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje. Rasti është nen hetime”, thuhet në njoftmin e policisë.