“Po e transformojmë kompaninë tonë për të bërë të mundur që një ditë të mos ketë më cigare, por vetëm produkte pa djegie, të bazuara në shkencë, që janë një zgjedhje më e mirë.”

Tommaso Di Giovanni, Zëvendës presidenti global për Komunikimin Ndërkombëtar të Philip Morris International, në një intervistë tregoi sesi novacionet e viteve të fundit po transformojnë industrinë e duhanit.

“Sot që flasim, transformimi ynë është kaq intensiv, sa kemi më shumë se 400 shkencëtarë të cilët punojnë pa pushim për produkte me risk të reduktuar.”, u shpreh Di Giovanni , duke shtuar se 70% e shpenzimeve të kompanisë së tij shkojnë pikërisht në këtë drejtim.

Prej 20 vitesh, PMI po kryen kërkime të pareshtura në llogari të asaj që njihet tanimë si “e ardhmja pa tym”, ndërsa angazhimi u bë akoma më premtues në 2016-ën, kur ata prezantuan pajisjen IQOS si një produkt me risk të modifikuar  Vitin e kaluar, Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimeve- FDA- e aprovoi IQOS-in si një alternativë më risk të modifikuar. Gati 18 milionë konsumatorë nëpër botë kanë kaluar nga cigarja me djegie, në pajisjen për ngrohjen e duhanit, IQOS.

“Sipas meje, duhanpirësit, më shumë se 1 miliardë në të gjithë botën dhe 850 mijë në Shqipëri, duhet të kenë një mesazh të qartë dhe shumë të drejtpërdrejtë: Ta lësh krejtësisht duhanin, është gjëja më e mirë për t’u bërë. Nëse nuk e ke nisur, mos e fillo duhanin.” theksoi Tommaso di Giovanni, “Por e vërteta është se pjesa më e madhe e duhanpirësve vazhdon të pijë cigare. Këta, kanë të drejtën t’u jepet një tjetër mesazh: Atë që alternativat pa tym, të bazuara në shkencë, janë një zgjedhje më e mirë për shëndetin e tyre.”

Megjithatë, Di Giovanni nuk anashkaloi edhe nevojën për të ndryshuar perceptimin në lidhje me disa aspekte të industrisë, si për shembull keqperceptimi i nikotinës si një kimikat i dëmshëm, kur studime të shumta kanë treguar se në vetvete ajo nuk është ndikuesi kryesor, porse janë qindra kimikatet e tjera që çlirohen me djegien ato të cilat janë treguar të jenë përgjegjëse për sëmundjet e lidhura me cigaren.

“Kështu, nëse ne eleminojmë djegien kemi produkte me nivel shumë më të ulët të kimikateve toksike dhe që janë një alternativë më e mirë.”, u shpreh Di Giovanni.

Tommaso Di Giovanni vlerësoi edhe rolin që kanë qeveritë në mbështetjen e kauzës së reduktimit të dëmit të duhanit, duke iu rikthyer shembullit të FDA-së si një tregues për rëndësinë e përshtatjes së legjislacionit me zhvillimet e shkencës në industrinë e duhanit.

“Shumë shtete po e bëjnë si Italia, Greqia, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar me cigaret elektronike. Të tjerë ende s’e kanë përshtatur akoma legjislacionin e tyre, por me siguri do ta bëjnë shumë shpejt, pasi nuk do mend që kur produktet ndryshojnë, do të duhet të ndryshojë edhe legjislacioni në mënyrë që të krijojë kushtet për përmirësimet e shëndetit publik.”