Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Dibrën. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 44-vjeçarja me inicialet M.M., ka goditur me mjet prerës, thikë, vjehrrën e saj shtetasen N. M., 74 vjeçe, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes u bë arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares, banuese në fshatin Burim, Maqellarë.

Policia bën me dije në njoftimin zyrtar se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në banesën ku paraprakisht dyshohet për motive të dobëta.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

Njoftimi i Policisë

Goditi me mjet prerës (thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen,  arrestohet në flagrancë nga policia  44 vjeçarja.

Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: M. M., 44  vjeçe, banuese në fshatin Burrim,  Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta,  ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen  N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë  menjëherë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.